Kthehu lart

Hysaj, gati për kontratë të re me pagë më të lartë me Napolin

Hysaj, gati për kontratë të re me pagë më të lartë me Napolin GazetaExpress

Napoli si duket nuk e ka ndërmend që të ndahet nga mbrojtësi i djathtë i Kombëstares Shqiptare, Elseid Hysaj

Lajmet e fundit nga mediat italiane thonë se Napoli i ka ofruar kontratë të re me pagë më të madhe mbrojtësit shqiptarë

Hysaj ka kontratë me Napolin deri në vitin 2021 dhe klauzola e tij është rreth 50 milionë euro, e cila vlenë vetëm për klubet jashtë Seria A.

Por, me kontratën e re, thuhet se Hysaj do të përfitojë rreth 1.2 milionë euro në sezonë dhe do të zgjatet edhe për dy vite më shumë.

24 vjeçari shqiptarë deri me tani ka rreth 97 ndeshje për Napolin. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 22 Mars 2018 20:14
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera