Kthehu lart

Harry Kane jashtë fushave deri në prill

Harry Kane jashtë fushave deri në prill GazetaExpress

Harry Kane i ka dëmtuar ligamentet në nyjën e këmbës së djathtë dhe do të mungojë deri prill, ka njoftuar Tottenhami.

Sulmuesi anglez pësoi lëndim në pjesën e parë në fitoren e Tottenham 4-1 ndaj Bournemouth të dielën dhe u zëvendësua nga Erik Lamela, transmeton Express.

“Vlerësimet e para konfirmojnë se Kane i ka dëmtuar ligamentet e anësore në nyjën e djathtë”, ka njoftuar Tottenham në Twitter.

“Sulmuesi anglez e pësoi këtë lëndim pas një ndërhyrjeje në fitoren tonë 4-1 ndaj Bournemouth të dielën dhe pritet të kthehet në stërvitje me ekipin e parë muajin e ardhshëm”, njofton klubi anglez. /Express  


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Mars 2018 15:37
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera