Kthehu lart

Guardiola tregon nëse Lahm e Alonso do të bëhen trajnerë

Guardiola tregon nëse Lahm e Alonso do të bëhen trajnerë GazetaExpress E premte, 19 Maj 2017 20:00

Pep Guardiola nuk mendon se Philipp Lahm do të bëhet trajner, derisa krejt të kundërtën e thotë për Xabi Alonson.

Philipp Lahm dhe Xabi Alonso do t’i varin atletet e tyre. Të shtunën, dy lojtarët e Bayern Munich, që kanë dhënë kaq shumë për këtë sport, do të pensionohen nga futbolli.

Lidhur me pensionimin e dy lojtarëve, që nesër luajnë sfidën e fundit, ka folur edhe trajneri i Manchester City, Pep Guardiola.

Guardiola ka vetëm fjalë të mira për dy kampionët e botës, i cili edhe tregoi nëse ata do të shkojnë hapave të tij, të bëhen trajner.

“Do të jetë shumë e befasishme që Lahm të bëhet trajner. Kur ne folëm për këtë kur ishim së bashku, ai u përgjigj ‘në asnjë mënyrë’”, tha fillimisht Guardiola.

“Por, kështu kanë thënë shumë futbollist kur luaja edhe unë, por tani janë trajner”, shtoi ish trajneri i Barcelonës.

“Në një tjetër rol apo çfarë do çoftë, shpresojmë se Philipp do të vazhdojë të merret me futboll, sepse kemi nevojë për të. Ai është i mirë në gjitha aspektet”, theksoi më tej Guardiola.

Trajneri i Manchester City, foli edhe për Xabi Alosnon, i cili gjithashtu do të pensionohet në fund të këtij sezoni.

Ndryshe për Lahmin, Guardiola nuk ka dyshime se Alonso do të bëhet trajner.

“Xabi përfundimisht do të bëhet trajner”, u përgjigj Guardiola.

“Ata janë shumë të mençur, do të bëjnë çfarëdo që dëshirojnë, kjo është më e rëndësishmja”, shtoi më tej spanjolli për dy lojtarët që nesër luajnë sfidën e fundit në karrierë dhe do t’i varin atletet. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 19 Maj 2017 20:00
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Serie te gjiganti i Premierligës 0

    Të tjera