Kthehu lart

Guardiola për transferimin e Neymar për 222 milionë euro: “Si Cristiano Ronaldo”

Guardiola për transferimin e Neymar për 222 milionë euro: “Si Cristiano Ronaldo” GazetaExpress E premte, 11 Gusht 2017 17:13

“Nëse Neymar fiton gjithçka me PSG-në, atëherë transferimi i tij në Francë nuk është i shtrenjtë”, kështu ka thënë Guardiola.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e ka lidhur transferimin rekord të Neymarit te PSG-ja me atë të Cristiano Ronaldos në vitin 2009 te Real Madridi.

Sipas Guardiolas, nëse Neymari fiton gjithçka me PSG-në, ashtu si Ronaldo, që ishte për disa vite lojtari më i shtrenjtë në botë, atëherë do të justifikohen 222 milionë eurot e shpenzuara për të.

“Mua më duket si transferimi i Dani Alves. Fillimisht të gjithë filluan të flasin, por ai ka qenë mbrojtësi i djathtë më i mirë që ka pasur Barcelona”, tha Pep.

“Nëse Neymar luan mirë dhe fiton gjithçka, nuk është shtrenjtë. Cristiano nuk ishte i shtrenjtë për Real Madridin”, deklaroi më tej Guardiola.

Ronaldo ishte transferuar te Real Madridi për 94 milionë euro në vitin 2009, shifër rekord në atë kohë, derisa tani rekordin e mban Neymar me 222 milionë euro, i cili ndiqet nga Paul Pogba 105 milionë. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Gusht 2017 17:13
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Policia maqedonase mbylli në autobus lojtarët dhe stafin e Skënderbeut (Video) 0

    Të tjera