Kthehu lart

Griezmann shton zërat për largim nga Atletico

Griezmann shton zërat për largim nga Atletico GazetaExpress

​Griezmann ka thënë se është duke biseduar me klubin për të ardhmen, i cili lidhet me Barcelonën.

Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, ka shtuar edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm nga ekipi i Diego Simeones dhe duket se Barcelona është destinacioni i mundshëm i francezit.

“E ardhmja ime? Jemi duke biseduar me klubin për të parë çfarë mund të bëjmë”, u shpreh Griezmann.

Sulmuesi francez shënoi një gol të bukur kundër Arsenalit në Emirates, që me një lojtar më pak nga minuta e 9’, arriti të marrë një rezultat tejet pozitiv për sfidën e dytë, duke barazuar 1-1. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 27 Prill 2018 08:11
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera