Kthehu lart

“Griezmann duhet të fitojë trofe për t’u krahasuar me Messin dhe Ronaldon”

“Griezmann duhet të fitojë trofe për t’u krahasuar me Messin dhe Ronaldon” GazetaExpress

Yllit të Atletico Madridit, Antoine Griezmannit, i nevojiten vetëm trofetë për t’u konsideruar në një nivel me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, sipas Fernando Torresit.

Griezmann është duke gëzuar një sezon tjetër të mirë për Atleticon, duke shënuar 26 gola në të gjitha garat – një total i njëjtën me të cilin e mbylli sezonin e kaluar, transmeton gazeta Express.

Përfaqësuesi francez, i cili iu bashkua Atleticos një sezon pasi klubi e fitoi titullin e La Ligës, është lidhur ngushtë me një kalim te Barcelona.

Dhe Torres beson se për 27-vjeçarin do të flitej si për Messin dhe Ronaldon, sikur ai të mundë të fitojë më shumë trofe.

“Atij i mungojnë titujt për t’u konsideruar në të njëjtin nivel me Messin dhe Ronaldon”, ka thënë Torres për Cadena SER.

“Shpresoj se do t’i fitojë [trofetë] me Atleticon”, shtoi ai. /Gazeta Express/  

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Prill 2018 11:17
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera