Kthehu lart

Gabi dëshiron që Reali ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe tregon pse...!

Gabi dëshiron që Reali ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe tregon pse...! GazetaExpress

​Gabi dëshiron që Real Madridi ta fitojë Ligën e Kampionëve, për të vazhduar dominimi i spanjollëve në Evropë.

Spanjollët janë duke dominuar në Evropë në dekadën e fundit. Mbrëmë, Atletico Madridi triumfoi në Europa League, trofeu i tretë në histori në këtë garë, e ka fituar edhe më 2010 e 2012.

Që nga viti 2010, gjashtë herë kanë triumfuar spanjollët në Europa League (3 herë Sevilla dhe 3 herë Atletico), dy herë ekipet angleze ( Chelsea, 2013 dhe Manchester united, 2017) si dhe një herë ekip portugez (Porto, 2011).

Ashtu si në Europa League, edhe në Ligën e Kampionëve spanjollët kanë dominuar në dekadën e fundit.

Që nga vitit 2009, gjashtë herë kanë fituar spanjollët (3 herë Barcelona dhe 3 herë Real Madridi), kurse Los Blancos janë sërish në finale dhe do të përballen me Liverpoolin.

Që nga viti 2009, një ekip gjerman, italian e anglez kanë triumfuar në Evropë, ndërsa ky trofe në katër vitet e fundit, që nga viti 2014 – shkon vetëm në Spanjë, teksa Reali ka shkruar histori duek e fituar dy herë me radhë ne dy vitet e fundit dhe në Kiev e kërkon të tretin.

Pikërisht për këtë, Gabi, që shënoi në fitoren 3-0 të Atleticos kundër Marseille, tha se do të dëshironte që me 26 maj Real Madridi të fitojë kundër Liverpoolit, për të vazhduar dominimi i spanjollëve në Evropë dhe përveç kësaj, edhe njëherë tjetër finalja e Superkupës së Evropës, do të ishte e gjitha spanjolle.

“Kam thënë edhe më parë se nëse fiton Madridi, do të tregojë më së miri atë që është duke bërë La Liga. Kështu që pse jo Real Madridi, do të ishte një finale e bukur, sidomos për gjithë Spanjën”, ka deklaruar Gabi. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Maj 2018 15:55
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera