Kthehu lart

FFK: Trajneri, klubi, golashënuesi dhe formacioni i vitit në Superligë

FFK: Trajneri, klubi, golashënuesi dhe formacioni i vitit në Superligë GazetaExpress

​FFK ka zgjedhur më të mirët për vitin 2017.

Në një ceremoni madhështore për shpalljen e laureatëve për vitin 2017, Federata e Futbollit të Kosovës ka shpallur Florent Hasanin e Trepçës ‘89 dhe Kosovës U21 si lojtarin më të mirë të Superligës së Kosovës.

Valon Berishën është shpallurfutbollisti më i mirë për vitin 2017 që luan në kampionat të huaj, shkruan Gazeta Express.

Kurse formacioni më i mirë i vitit është ky: Faton Maloku, Armend Thaçi, Armend Dallku, Ardian Limani, Rron Broja, Hamdi Namani, Mentor Zhdrella, Xhevdet Shabani, Florent Hasani, Mirlind Daku dhe Genc Hamiti.

Klubi më i mirë dhe më “fair-play” ishte kampioni Trepça ’89.

Klubi më i mirë i futsallit u zgjodh Liburni, ndërsa lojtari më i mirë Halim Selmanaj i skuadrës gjakovare.

Klubi më i mirë te femrat, Hajvalia, ndërsa tri futbollistet më të mira Zelfije Bajramaj (1), Edona Kryeziu (2) dhe Verona Berisha (3).

Trajneri më i mirë ishte Zekirija Ramadani, golashënuesi më i mirë Oto John ndërsa gjyqtari i vitit ishte Genc Nuza. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2018 18:37
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera