Kthehu lart

Federata e Taekwondo'së i reagon Komitetit Olimpik të Kosovës për Lojërat Mesdhetare

Federata e Taekwondo'së i reagon Komitetit Olimpik të Kosovës për Lojërat Mesdhetare GazetaExpress

Komiteti Olimpik i Kosovës ka përfshirë në listën e përfaqësuesve të Kosovës për Lojërat Mesdhetare persona që nuk janë pjesë e Federatës së Taekwondo’së, thuhet në një reagim të kësaj federate. Federata thekson se vendimi i tillë është arbitrar dhe i kundërligjshëm.

FTK rikujton opinionin se në bazë të nenit 32 të Ligjit për Sportin në territorin e Republikës së Kosovës mund të ekzistojë vetëm një federatë për sportin e caktuar.

“Rrjedhimisht FTK është licencuar nga MKRS pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë e cila kishte vërtetuar legalitetin dhe legjitimitetin përfaqësues të kryesisë së zgjedhur në Kuvendin Zgjedhor të datës 21.04.2018 në krye me z. Gazmend Preniqi kryetar” thuhet në reagim.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin.

Federata e Taekwondo-së të Kosovës njofton opinionin, se vendimi i Komitetit Olimpik të Kosovës për të përfshirë në listën e përfaqësuesve të Kosovës për Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018“ nga sporti i Taekwondo, personat që nuk janë pjesëtar të Federatës së Taekwondo-së të Kosovës, është vendim arbitrar dhe i kundërligjshëm.

FTK rikujton opinionin se në bazë të nenit 32 të Ligjit për Sportin në territorin e Republikës së Kosovës mund të ekzistojë vetëm një federatë për sportin e caktuar. Rrjedhimisht FTK është licencuar nga MKRS pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë e cila kishte vërtetuar legalitetin dhe legjitimitetin përfaqësues të kryesisë së zgjedhur në Kuvendin Zgjedhor të datës 21.04.2018 në krye me z. Gazmend Preniqi kryetar.

Gjithashtu, FTK rikujton opinionin se në bazë të nenit 48 të Ligjit për Sportin trajnerët e reprezentacionit (ekipit përfaqësues) i emëron federata e sportit përkatës. Ndërsa në bazë të nenit 22.3 të Udhëzimin Administrativ 02/2015 për themelimin dhe licencimin e federatave të sportit, “Të drejtën për të organizuar punën me reprezentacionet në degë të ndryshme sportive e kanë vetëm Federatat e Sportit të licencuara në Ministri”.

Prandaj, FTK njofton opinionin, se as personi i prezentuar si trajner dhe as personat e prezentuar si garues, nuk janë propozuar apo emëruar nga Federata e Taekëondo-së të Kosovës. Vendimi i KOK është vendim arbitrar dhe qartazi i kundërligjshëm.

Ky nuk është rasti i parë që KOK po dëmton sportistët dhe trajnerët e Taekëondo-së. Pasi që nga janari i vitit 2016 në vazhdimësi ka prezentuar në emër të Federatës së Taekëondo-së të Kosovës persona që nuk ushtrojnë asnjë funksion, madje nuk janë as anëtarë të FTK-së.

Ju bëjmë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet për ndalimin e abuzimit në dëm të sportistëve dhe trajnerëve të Taekëondo-së.

Ju lutem gjeni bashkangjitur kopjen e Licencës të dorëzuar nga MKRS dhe konfirmimin nga Departamenti i Sportit të Kosovës për përfaqësuesit legal dhe legjitim të FTK-së. Për më tepër në vegëzen e mëposhtme mund të gjeni edhe emrat e përfaqësuesve zyrtarë të FTK të publikuar në uebfaqen e MKRS: http://mkrs-ks.org/?page=1,50,638.

FTK rikujton opinionit se çdo deklaratë se bëhet fjalë për dy federata apo për dy grupe nuk qëndron. Sepse në bazë të dispozitave të lartpërmendura, në territorin e Republikës së Kosovës mund të ekzistojë vetëm një federatë për sportin e caktuar.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Maj 2018 16:39
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera