Kthehu lart

Everton dhe Inter vihen pas “Pogbas së ri”

Everton dhe Inter vihen pas “Pogbas së ri” GazetaExpress

Ylli i ri i Nantes ka impresionuar me paraqitjet e tij në nivel te të rinjve dhe qysh tani krahasohet me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba

Quhet Kamal Bafounta dhe është duke u përcjell nga Everton dhe Inter pas paraqitjeve të tij derisa ai ka marrë epitetin nga media si Paul Pogba i ri.

Bafounta,  ka përfaqësuar Francën nën moshat 16 vjeçe që nga nëntori i 2017 ku u shqua për paraqitjet e tij në turneun e Val de Marne në Japoni.

Mënyra se si ai e dirigjon mesfushën ka bërë që ai të merr referencën si “Pogba i ri”. Kjo ka bërë që pas tij të vihen 3 skuadra të mëdha, Everton, Inter dhe Sevilla.

“Ai erdhi në Lyon kur ishte 11 vjeç”, tha Johan Renard, ish trajner i Bafountas tani drejtor i transferëve në Lille, për Goal.

“Herën e fundit që e kam drejtuar Kamalin ishte nën moshat U-15, kur ai ishte 13 vjeç. Po luanim kundër Bourg Peronnas dhe në minutën e 30 ai mori topin dhe kalojë katër apo pesë lojtarë dhe mandej shënoi”, ka thënë ish trajneri i tij, transmeton GazetaExpress.

“A mund të konsiderohet një ekstrevagant më i vogël se Pogba por ka një stil që është si i tij, ndoshta edhe më mirë”.

Deri me tani Everton konsiderohet skuadra që është shumë afër nënshkrimit me adoleshentin. Madje, përfaqësues të Bafountas ishin në Goodison Park ku thuhet se janë afër për të arritur një marrëveshje me të.

Edhe Inter është shumë aktiv për të siguruar shërbimet e të riut, madje e ka ftuar në fushat e veta stervitore për të parë kushtet dhe diskutuar kalimin në qytetin e Milanos. Pak më jo aktive është Sevilla, e cila po ashtu është vënë pas shërbimeve të tij. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Prill 2018 20:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera