Kthehu lart

​Emery nuk dorëzohet: Mund ta eliminojmë Realin

​Emery nuk dorëzohet: Mund ta eliminojmë Realin GazetaExpress

Trajneri i PSG-së, Unai Emery nuk është i lumtur me rezultatin e ndeshjes së parë, por thotë se kanë mundësi të përmbysin gjithçka në ndeshjen e kthimit

PSG ka pësuar humbje në ndeshjen e parë ndaj Real Madridit 3:1 në Santiago Bernabeu, por kjo nuk e shqetëson trajnerin Unai Emery.

Ai thotë se skuadra e tij ende ka mundësi të kalojë tutje, pavarësisht se Reali është favorit.

“Reali favorit? Ne nuk e kemi merituar këtë rezultat. Është favorit sepse është kampion aktual dhe e ka fituar tre herë në katër vitet e fundit Ligën e Kampionëve, por ne kemi kapacitet që t’i eliminojmë ata”, tha Emery pas ndeshjes.

Ai po ashtu ka kritikuar referimin, duke thënës se PSG meritonte një penallti pas prekjes me dorë të Sergio Ramos. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Shkurt 2018 23:40
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera