Kthehu lart

Edhe Wenger përkrah Artetan për trajner të Arsenalit

Edhe Wenger përkrah Artetan për trajner të Arsenalit GazetaExpress

Trajneri në largim i Topxhinjëve beson se ish kapiteni i tij ka aftësi lidershipi që tregon se ai mund të drejtojë çdo klub në botë

Arsene Wenger beson se trajneri i dytë i Manchester City, Mikel Arteta ka “kualitetet” e duhura që të jetë pasues i tij në Arsenal.

Wenger do të largohet nga Arsenali pas 22 viteve, kurse kapiteni Arteta thuhet se është i pari në listë për ta zëvendësuar atë.

“Ai ka të gjitha kualitetet për ta kryer këtë punë, po dhe mendoj që ai është favoriti”, tha Wenger për BeIN SPORTS.

“Ai ishte një lider dhe ka pasion për lojën dhe e di se çka duhet të bëj që klubi të ecë përpara, ai e di çfarë është e rëndësishme për klubin sepse ishte edhe kapiteni i ynë. Andaj, pse jo?”.

“Kam lënë shumë përvojë pas meje, njerëz të cilët ishin me mua për gjashtë vite si Steve Bould dhe Jens Lehmann po ashtu. Ai (Arteta) ka qenë asistent i Guardiolës po ashtu, kështu që në përgjithësi mendoj se ka shumë kualitete”.

Wenger, megjithatë ka thënë se nuk dëshiron që të ndikojë në vendimet e bordit të Arsenalit për pasardhësin e tij.

“Nuk dua të kem influencë në këtë vendim”, ka thënë Wenger.

“Sepse për mua besojë është e rëndësishme çfarëdo zgjidhje që bëjnë ata dhe në mënyrë objektive do ti mbështesë ata”. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Maj 2018 16:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera