Kthehu lart

Dyshja e Romës sot i bashkohet Chelseat?

Dyshja e Romës sot i bashkohet Chelseat? GazetaExpress

Dzeko dhe Emerson mund t’i bashkohen Chelseat gjatë ditës së sotme.

Sipas asaj që raporton “CalcioNews24”, dyshja e Romës Emerson Palmieri dhe Edin Dzeko  mund të kompletojnë transferimin te Chelsea këtë të hëne.

Raportohet se është arritur marrëveshja e menjëhershme me pagesë 60 milionë euro.

Por, Roma do të hidhet menjëherë në sulm për të zëvendësuar boshnjakun, lajmin e ka konfirmuar Monchi pas barazimit 1:1 kundër Interit, ku Dzeko u zëvendësua në minutën e 84’.

“Çfarë do që të ndodhë le të ndodhë”, u përgjigj nëse dyshja e lartpërmendur mund t’i bashkohet Chelseat.

“Punoj çdo ditë që të kem lojtarë të gatshëm për t’i zëvendësuar futbollistët tjerë. Nëse largohet Dzeko nga Roma, do të blejmë një tjetër lojtar”, u shpreh më tej Monchi. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 22 Janar 2018 10:38
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera