Kthehu lart

Drita e mposht Drenicën, Prishtina ndahet baras me Trepçën 89

Drita e mposht Drenicën, Prishtina ndahet baras me Trepçën 89 GazetaExpress

Kanë përfunduar shumica e ndeshjeve të javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll, me derbin mes Prishtinës dhe Trepçës 89 që është mbyllur pa gola.

Ndërkohë, Drita e ka shfrytëzuar këtë barazim të liderit të Superligës duke e mposhtur Drenicën 3-1 në shtëpi dhe iu afruar edhe më shumë kreut, raporton Express.

Përkundër barazimit, Prishtina mbetet e para me 43 pikë, dy më shumë se Drita në vendin e dytë.

Ndërkohë, Liria, e cila po ashtu barazoi në përballje me Vëllaznimin, gjendet në vendin e tretë me 38 pikë.

Këto janë rezultatet e pesë ndeshjeve të kësaj jave:

Drita – Drenica                          3:1

Feronikeli – Besa e Pejës         1:0

Llapi – Vllaznia e Pozheranit     2:0

Liria – Vëllaznimi                      1:1

Prishtina – Trepça 89                0:0

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Mars 2018 15:50
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera