Kthehu lart

“Do ta ndihmojmë Neymarin ta fitojë Topin e Artë”

“Do ta ndihmojmë Neymarin ta fitojë Topin e Artë” GazetaExpress

Unai Emery ka thënë se PSG-ja do ta ndihmojë Neymarin që ta fitojë “Topin e Artë”.

Një ndër arsyet kryesore pse Neymari u largua nga Barcelona dhe u transferua te Paris Saint Germaini për 222 milionë euro është “Topi i Artë”.

Trajneri i PSG-së, Unai Emery, ka zbuluar tani se klubi francez do të bëjë gjithçka që braziliani ta ketë në duar këtë çmim.

“Neymar është lojtar me shumë kualitete”, tha fillimisht Emery në konferencën për media para ndeshjes të së shtunës kundër Dijon.

“Ai mund ta fitojë Topin e Artë. Duam më të mirën për të – duam ta ndihmojmë që ta fitojë këtë çmim”.

“Sot ka shumë lojtarë të fortë në botë, por ne do të punojmë që ta ndihmojmë atë të jetë kandidatë serioz për ta fituar Topin e Artë”, theksoi mes tjerash Emery. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Tetor 2017 22:43
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Guardiola i quan qesharake deklaratat e Mourinhos

      ​Guardiola i quan qesharake deklaratat e Mourinhos 0

    Të tjera