Kthehu lart

Dita e shqiptarëve, edhe dy të tjerë shënuan në Zvicër (Foto)

Dita e shqiptarëve, edhe dy të tjerë shënuan në Zvicër (Foto) GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 17:57

.

Misini dhe Mustafi gjithashtu e kanë gjetur golin në Zvicër.

Shqiptarët kanë shpërthyer në Zvicër në ndeshjet zhvilluan për Kupë. Lenjani ka shënuar gol në fitoren e thellë të Sionit ndaj Gränichen prej 9:1. Lenjani e shënoi golin e pestë në këtë ndeshje, shkruan Gazeta Express.

Në Kupën e Zvicrës, kanë realizuar edhe Florian Kamberi (tre gola), Valon Fazliu (tre gola) dhe Avdijaj një gol në fitoren e thellë të Grasshopers ndaj Romontois, derisa edhe Taulant Xhaka ka shënuar për Baselin, përcjell Gazeta Express.

Golin e kanë gjetur edhe Albios Misini për Kreuzlingen, që shënoi për 2:0, derisa shqiptari nga Maqedonia, Orhan Mustafim shënoi për Rappersëil-Jona për rezultatin 2:4, ekipi i tij fitoi në fund 3:4, duke mposhtur atë të Misinit. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Gusht 2017 17:57
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera