Kthehu lart

Dështon Trepça ‘89, ndalet Prishtina (Foto)

Dështon Trepça ‘89, ndalet Prishtina (Foto) GazetaExpress E mërkurë, 13 Shtator 2017 18:28

Prishtina ka lëshuar një mundësi të artë për të marrë kryesimin në Superligë, pasi barazoi 1:1 në udhëtim me Drenicën. Ndërsa Trepça ‘89 është mposhtur 2:1 nga Vllaznia e Pozheranit, që gjithashtu kishte një mundësi për të marrë kryesimin.

Kanë përfunduar katër takimet e parapara për ditën e sotme që u zhvilluan në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Prishtina ka dështuar të marrë më shumë se një pikë ndaj Drenicës, duke barazuar 1:1 si mysafirë. Kështu, skuadra kryeqytetase humbi mundësinë të marrë kryesimin në Superligë pas dështimeve të Feronikelit e Llapit, që dje ndanë pikët.

Drasko Bozovic kaloi në epërsi Prishtinë në minutën e 83’të, derisa barazoi gjithçka Genc Hamiti në minutat shtesë, përcjell Gazeta Express.

Në xhiron e katërt, Trepça ‘89 është mposhtur 2:1 si mysafirë nga Vllaznia e Pozheranit.

Për vendasit realizuan, Almedin Murati dhe Besim Alidema, derisa për Trepçën ‘89 shënoi Rron Broja.

Në ndeshjet tjera Liria e mposhti 2:0 Dritën, ndërsa Besa e mposhti me të njëjtin rezultat Flamurtarin. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Shtator 2017 18:28
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Nuk pëson gol për herë të parë pas 11 vitesh 0

    Të tjera