Kthehu lart

‘Der Spiegel’: Real Madridi ofroi 250 milionë euro për Messin në vitin 2013

‘Der Spiegel’: Real Madridi ofroi 250 milionë euro për Messin në vitin 2013 GazetaExpress

Jorge Messi ishte informuar nga Reali gjatë verës së vitit 2013 se duan ta paguajnë klauzolën e Lionel Messit, 250 milionë euro, plus 1 milion babait të lojtarit. Perezi i kishte ofruar Messit pagë vjetore 23 milionë euro në sezon. Atë kohë, kjo ofertë do ta kishte bërë argjentinasin futbollistin më të paguar në botë.

Ëndrra e Real Madridit duket se gjithmonë ka qenë Lionel Messi, por në fund vazhdon të mbetet vetëm ëndërr.

Në një artikull të publikuar nga ‘Der Spiegel’, tregon se si Real Madridi ka dashur ta transferojë Messin në vitin 2013 duke paguar klauzolën e argjentinasit, 250 milionë euro, pak javë para transferimit të Gareth Bale nga Tottenhami për 100 milionë.

250 milionë euro sot mund të duket ofertë jo e lartë, duke parë çmendurinë në treg (Neymar 222 milionë, Mbappe 180, Coutinho 160 e Dembele 145 milionë), por në vitin 2013 kjo shifër ishte e paimagjinueshme.

Der Spiegel raporton se Reali kishte njoftuar babain e lojtarit se janë të gatshëm t’i ofrojnë argjentinasit deri në 23 milionë euro në sezon dhe kontratë deri në vitin 2021, si dhe një milionë për Jorge Messin.

Sido që të jetë, Florentino Perez, i kishte quajtur “të pavërteta” këto lajme.

Der Spiegel konfirmon edhe detaje të tjera për planin se si klubi ka kërkuar të nënshkruajë me Messin.

Takimi është bërë brenda një aeroplani privat, në prezencën e Leo Messit; avokatit të tij Inigo Juarez; Florentino Perezit; drejtorit sportiv, Miguel Pardeza; dhe avokatit të klubit të Real Madrid.

Ëndrra vazhdon të mbetet vetëm ëndërr për Perezin dhe duket se do të mbetet gjithmonë e tillë pasi Messi tashmë ka rinovuar kontratën me Barcelonën dhe do të jetë pjesë e katalunasve deri në vitin 2021 me klauzolë 700 milionë euro dhe asnjëherë nuk do të bënte një lëvizje të tillë, që do të konsiderohej nga katalunasit ‘tradhti’. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2018 19:10
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera