Kthehu lart

Dembele nxirret në shitje

Dembele nxirret në shitje GazetaExpress

Tottenhami është i gatshëm ta shesë mesfushorin Mousa Dembele gjatë verës, sipas The Mirror.

30-vjeçari i ka suspenduar bisedimet për kontratë të re deri pas përfundimit të Kupës së Botës, me kontratën aktuale që i skadon pas një viti, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse Spurs nuk do të kërkojë me vendosmëri ta largojnë atë, gjithsesi do t’i dëgjojë ofertat nga jashtë.

Megjithatë, gjiganti anglez i ka identifikuar Andre Gomesin e Barcelonës dhe Bryan Cristanten e Atalantës si zëvendësues të mundshëm të tij. /Gazeta Express/  

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Prill 2018 12:18
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera