Kthehu lart

Dembele ka marrëveshje me një klub nga Kina

Dembele ka marrëveshje me një klub nga Kina GazetaExpress

Juventus dhe Inter duket se do ta humbin Mousa Dembele, pasi që raportohet se Tottenham Hotspur ka arritur një marrëveshje për mesfushorin me një klub nga Kina

Kishte pasur raporte që për mesfushorin kishin shprehur interesim dy gjigantët e Serie A, Juventus dhe Inter.

Por sipas shkrimeve të RMC Sport dhe France Football një marrëveshje është arritur për kalimin e tij në një klub kinez e që është më shumë se 60 milionë euro.

Megjithatë ende ka shprese, sepse ka thashetheme se Dembele do ta merr vet vendimin pasi ta përfundojë aventurën e tij me Belgjikën në Botëror.

Ai ka kontratë edhe 12 muaj me Spurs por duket se shitja e tij është e paevitueshme këtë verë, pasi që Dembele nuk është pjesë e planeve të menaxherit Mauricio Pochettino. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Qershor 2018 22:14
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera