Kthehu lart

Del Piero flet për finalen e Ligës së Kampionëve

Del Piero flet për finalen e Ligës së Kampionëve GazetaExpress E premte, 19 Maj 2017 23:40

Alessandro Del Piero beson se Juventusi do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Juventusi dhe Real Madridi do të përballen në finale të Ligës së Kampionëve me 3 qershor, që zhvillohet në Cardiff në “Millennium Stadium”.

Juventusi kërkon të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 1996, derisa Real Madridi dëshiron të bëhet skuadra e parë që triumfon në këtë garë dy herë me radhë.

Para finales së Championsit, ka folur edhe legjenda e “Zonjës së Vjetër”, Alessandro Del Piero, i cili beson se Juventusi mund ta mposhtë Real Madridin.

“Liga e Kampionëve? Gjithmonë do të jem fans i Juventusit. Zemra ime është Bianconer dhe shpresojë në fitore në finalen e Ligës së Kampionëve”, tha Del Piero.

“Shpresoj me zemër, por jo vetëm me zemër apo që e dua këtë klub, realisht mendoj se Juve ka kapacitete për ta mposhtur Real Madridin”, shtoi legjenda e “Zonjës së Vjetër”. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 19 Maj 2017 23:40
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Tronditet bota e sportit, vdes Nicky Hayden 0

    Të tjera