Kthehu lart

De Boer ia kthen Mourinhos: Shpenzove 1 miliard euro për të luajtur kaq keq

De Boer ia kthen Mourinhos: Shpenzove 1 miliard euro për të luajtur kaq keq GazetaExpress

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë. Holandezi Frank De Boer ka shfrytëzuar eliminimin e Manchester United nga Sevilla në Champions, për t’i kthyer përgjigjen e merituar Jose Mourinhos, i cili ishte shprehur se ai është trajneri më i dobët në historinë e Premier Leagues.

“Unë mund të jem më i keqi, por në këtë mbrëmje ai tregoi se është trajneri që ka shpenzuar 1 miliard euro dhe bën që skuadrat e tij të luajnë në këtë mënyrë, – deklaroi De Boer.

Rezultati i këtij dueli në distancë është 1-1. Tani pritet reagimi i “Special One”, që me siguri nuk do të vonojë, duke e njohur karakterin e portugezit. Pas Contes, Mourinho ka gjetur një tjetër armik për të replikuar.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Mars 2018 13:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera