Kthehu lart

“Costa më i mirë se Neymari dhe Hazardi”

“Costa më i mirë se Neymari dhe Hazardi” GazetaExpress

.

Për Luisin, Costa është më i mirë se Hazardi dhe Neymari.

Diego Costa është “më i miri” në sytë e Filipe Luis, madje edhe më i mirë se Neymari dhe Eden Hazardi, insiston braziliani i Atletico Madridit që nga janari sërish do të luajë përkrah 29 vjeçarit.

Costa u rikthyer në Madrid pas tri sezoneve në Angli te Chelsea, që ndihmoi “Blutë e Londrës” të fitojnë dy herë Premierligën.

“Costa është më i miri që kam luajtur ndonjëherë”, deklaroi Luis për “El Mundo”.

“Kam parë Juan Carlos Valeron të bëjë gjëra që nuk mund të bëjë askush. Neymar dhe Eden Hazard janë talente të jashtëzakonshëm, por lojtari që më ka dhuruar mua më shumë trofe është Diego Costa”, shtoi ai.

“Ai gjithmonë shënon golin e parë, hapës të ndeshjes. Është tjetër gjë të shënosh 30 gola me het-trika në fitore të lehta, dhe është krejtësisht tjetër që 20 prej 30 golave mjaftojnë që të fitosh 1:0. Askush nuk e ka bërë këtë përveç Diego Costa”, theksoi mes tjerash Luis. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Tetor 2017 16:52
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Ronaldo e mposhti bindshëm Messin në garën për “The Best”

      Ronaldo e mposhti bindshëm Messin në garën për “The Best” 0

    Të tjera