Kthehu lart

Conte qetëson Unitedin e Cityn për Sanchezin

Conte qetëson Unitedin e Cityn për Sanchezin GazetaExpress

E ardhmja e sulmuesit të Arsenalit vazhdon të jetë e pazgjidhur. Conte nuk ka asnjë dyshim se kiliani do të luajë për një “klub fantastik”.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka përsëritur admirimin që ka për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez, por thotë se nuk ka folur për transferimin e mundshëm në Stamford Bridge kur dyshja në fjalë u fotografuan duke biseduar shkurtimisht pas ndeshjes me Bluve të Londrës dhe Topçinjve.

“E përshëndeta”, iu përgjigj Conte gazetarit me buzëqeshje. “Ai është lojtar fantastik dhe e di mirë se në sezonin tim të parë te Juventusi, tentuam ta transferojmë atë nga Udinese, por vendosi të shkojë te Barcelona”.

“Ai e di mirë admirimin që kam për të – ishte shans i mirë ta përshëndesja. Nuk kishte asnjë diskutim tjetër”, shtoi Conte.

“Nuk e di ku do të shkojë Sanchez, duhet ta pyesni atë se cila është zgjedhja e tij, ose ndoshta Arsenalin sepse Arsenali duhet të vendosë për të ardhmen e lojtarit para qershorit”.

“Sigurisht, e ardhmja e Sanchez është në një klub fantastik”, theksoi mes tjerash trajneri italian, duke mos treguar nëse Chelsea është i interesuar për shërbimet e 29 vjeçarit.

Manchester City dhe Manchester united – janë duke luftuar kokë më kokë për shërbimet e kilianit. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2018 18:08
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera