Kthehu lart

City nuk do të paguajë më shumë se 50 milionë funte për Jorginhon

City nuk do të paguajë më shumë se 50 milionë funte për Jorginhon GazetaExpress

Manchester City do të transferojë Jorginhon vetëm në vlerën e lojtarit, ka thënë agjenti i tij duke shtuar se “marrëveshja nuk do të jetë problem për t’u arritur”

Manchester City është në treg për një mesfushorë qendrorë këtë verë pas largimit të Yaya Toure.

Napoli konsideron se çmimi ideal për mesfushorin është 50 milionë funte dhe Guardiola është në gjendje që të paguaj këtë shumë për të.

Por, agjenti i tij Joao Santosh ka pranuar se kontrata e tij dy vjeçare me Napolin mund të jetë problem.

Sipas tij, ai nuk sheh ndonjë problem për transferimin e lojtarit por së pari duhet dy klubet që të pajtohen me shumën e transferit.

“Për momentin, Jorginho është në kontratë për dy vite me Napolin dhe nëse Napoli arrin marrëveshje me Cityn, atëherë lojtari mund të largohet në Manchester”, tha Joao Santos, i cili ka pranuar se ka mbajtur dy takime sot me drejtorin sportiv të Cityt, Txiki Begiristain.

Ai ka lënë të kuptohet se City nuk do të paguan asnjë cent më shumë se 50 milionë funte për mesfushorin e Napolit, vlerën e të cilit napolitanët mund ta rrisin nëse dëshirojnë pasi që ai nuk ka klauzolë fikse. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Maj 2018 18:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera