Kthehu lart

City feston titullin në “pubin” e Manchester United

City feston titullin në “pubin” e Manchester United GazetaExpress

Lojtarët e Manchester City kanë festuar titullin në lagjen Hale të Manchester. Kjo nuk ishte edhe befasi sepse kjo është lagja më e mirë e këtij qyteti, por befasi ishte zgjedhja e lokalit ku ata kanë festuar

Yjet e Manchester City kanë mënjanuar vendet shumë publike për të festuar titullin e Premier Ligës në një pub tradicional britanik jashtë qytetit të Manchesterit.

Vincent Kompany, Kyle Walker, Fabian Delph, John Stones dhe Bernardo Silva janë bashkuar në pubin Railway, që është 40 km larg qendrës së qytetit të Manchesterit, pak kohë pasi që “Blutë” e Manchesterit u konfirmuan kampionë duke falënderuar humbjen shokuese të United në shtëpi nga West Brom.

Hale është njëra prej lagjeve më ekskluzive të Manchester dhe shtëpi e shumë futbollistëve, golfistëve, biznesmenëve dhe yjeve të televizionit. Aty ka një numër të madh të restorantëve më të njohura që popullohen me njerëz super të pasur.

Por, Railway më shumë preferohet për ata që duan mbrëmje të qeta duke shpenzuar kohë e pirë alkool për dëshirë dhe për të parë futboll në televizion.

Saktësisht në këtë lokal këtë të diel ishin mbledh shumë tifozë të United për ta shikuar ndeshjen me Baggies dhe kishin festuar shumë dhe zhurmshëm pasi që Manchester shtyu festën e titullit javën e kaluar për Cityn.

Madje brenda tij ka edhe fanella të United.

“Nëse ka fëmijë në këtë dhomë, të mbyllin veshët dhe të dalin jashtë. Ishte një udhëtim i gjatë, sidomos për ata që janë Blue për 40 vjet me zemër. Por sonte, ne e fituam përsëri, andaj të festojmë...”, ka thënë Kompany në një fjalim të gjatë para fansave. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Prill 2018 21:13
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera