Kthehu lart

City + 100 milionë funte për dy lojtarë pas fitores se titullit

City + 100 milionë funte për dy lojtarë pas fitores se titullit GazetaExpress

Manchester City do t’i jap +100 milionë funte Pep Guardiolës pasi e fitoi titullin dhe me këto para ai besohet se do të blejë edhe dy lojtarë përpos atyre që i ka për momentin.

Ndryshe, City siguroi titullin e tretë në Premier Ligë këtë sezon pasi që u shpallen kampion të Premier Ligës këtë të diele.

Pep Guardiola dëshiron që ta rimerr këtë titull edhe vitin e ardhshëm dhe klubi të jetë i pari në elitën angleze, edhe pse ai u bë i njohur nga viti 2009.

Spanjolli thuhet se ka marrë para shtesë për transfere nga drejtuesit e Cityit që ai të fitojë edhe më shumë tituj dhe sukses me ekipin.

Mediat angleze kanë shkruar sot se braziliani Fred dhe Riyad Mahrez janë të paret që do të blihen në afatin kalimtar të verës më rreth 100 milionë funte të siguruara nga bosët arab të Cityt.

Synim pas Premier Ligës, sipas mediave në Angli, i Guardiolës është fitorja e Ligës së Kampionëve vitin e ardhshëm dhe normalisht mbrojtja e titullit të kampionit të Premier Ligës. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Prill 2018 18:48
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera