Kthehu lart

Chelsea ofron 135 milionë euro për Asension

Chelsea ofron 135 milionë euro për Asension GazetaExpress

Chelsea është duke planifikuar të bëjë ofertë në vlerë 135 milionë euro për yllin e Real Madridit, Marco Asension, pohon Don Balon.

Klubi londinez është në dijeni se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka nevojë t’i mbushë arkat për ndryshimin e madh që do të bëjë në skuadër gjatë verës, transmeton Express.

Megjithatë, derisa Asensio mund të joshet për të dëgjuar se çfarë ka për të thënë Chelsea, Perez nuk dëshiron ta shesë 22-vjeçarin.

Kjo pasi, përfaqësuesi spanjoll vlerësohet si pjesëtarë shumë i rëndësishëm në skuadrën e Real Madridit. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Mars 2018 10:13
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera