Kthehu lart

Chelsea jep Moratan dhe 40 milionë euro Interit për Icardin

Chelsea jep Moratan dhe 40 milionë euro Interit për Icardin GazetaExpress

Burimet nga mediat spanjolle dhe italiane kanë shkruar se Chelsea ka ofruar Alvaro Moratan plus 40 milionë euro për ta marrë Icardin nga Interi.

Morata nuk ka mundur të ambijentohet në Londër dhe është lidhur me një kthim në Juventus, kurse është parë në Milano këto ditë në një takim me drejtorin sportiv të Juventusit Fabio Paratici.

Megjithatë, sipas Cadena Ser dhe gazetës Il Messaggero, ka zgjidhje të tjera në Serie A për spanjollin.

Raportohet se Chelsea është duke e përgatitur këtë ofertë duke ofruar Moratan plus 35-40 milionë euro në mënyrë që ta merr Icardin nga Interi.

Icardi mori këpucën e artë sivjet pasi që shënoi 29 gola në Serie A, por që këtë çmim e ndau me Ciro Immobile.

Ai ka shënuar 107 gola në të gjitha garat nga 182 paraqitje për Interin derisa është 25 vjeçar dhe ka pasur 110 gola vetëm në Serie A në 190 ndeshje.

Ai ka një klauzolë që mund të aktivizohet nga skuadrat e tjera nëse ata paguajnë 110 milionë euro në konton e Interit, por ajo është valide vetëm deri më 15 korrik.

Morata do të ishte i interesuar për një kalim në Nerazzurri sepse ata sivjet do të luajnë edhe në Ligën e Kampionëve kurse gruaja e tij që është një blogere e modës jeton në Milano dhe ka shtëpi në këtë qytet. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 24 Maj 2018 22:20
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera