Kthehu lart

Buffon kërkon falje

Buffon kërkon falje GazetaExpress

​Buffon i ka rënë pishman që ofendoi gjyqtarin para ndeshjes me Realin, ai ka kërkuar falje publikisht.

Gigi Buffon ka kërkuar falje për fjalët e ashpra për gjyqtarin e takimit, Michael Oliver, pasi akordoi penallti për Real Madridin kundër Juevntusit në fund të takimit në “Santiago Bernabeu”, penallti që e dërgoi Realin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sido që të jetë, Buffon ka pasur mjaftueshëm kohë për të reflektuar dhe në konferencë për media ku njoftoi për largimin nga Juventusi, ai shfrytëzoi rastin edhe t’i kërkojë falje Michael Oliverit: “Pesë ditë më vonë nga ajo natë, thash me vete se e kam kaluar kufirin dhe kjo tashmë ishte e kuptueshme”.

“Me të vërtetë me vjen shumë shumë keq për atë. 23 vjet karrierë në Champions League, kurrë nuk më kanë dërguar jashtë e as suspenduar, kështu që i ndjeva shumë keq në atë moment”.

“Ishte diçka që pesë ditë më vonë i thash vetes; ‘se Buffoni i asaj nate, me ato fjalë me atë reagim, nuk mund të më shërbej për asgjë, nuk mund të ndihmoj asgjë duke thënë ato fjalë’”, shtoi Buffon. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Maj 2018 13:51
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera