Kthehu lart

“Brozovicin e kërkojnë klube të mëdha, gjithçka është në duar të Interit”

“Brozovicin e kërkojnë klube të mëdha, gjithçka është në duar të Interit” GazetaExpress

​Agjenti i Marcelo Brozovicit zbulon interesimin e disa klubeve të mëdha për klientin e tij.

Është raportor se mesfushori kroat është në listën e lojtarëve që mund të shiten nga Interi për shkak të “Fair Play” financiar, transmeton Gazeta Express.

“Mund ta konfirmojë që disa klube të mëdha janë duke ndjekur Brozovicin, por nuk mund t’i përmendi emrat”, tha Miroslav Bicanic për mediat italiane.

“Interi është shtëpia e tij, ai e pëlqen Milanon dhe është duke u përgatitur të luajë në Ligën e Kampionëve. Se a qëndron në Inter apo jo është në dorë të klubit dhe afatit kalimtar”, shtoi agjenti i mesfushorit kroat.

“Ndonjë renovim kontrate varet nga Interi dhe strategjia e klubit. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët në vijim”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Qershor 2018 17:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera