Kthehu lart

Boateng kërkon mbështetjen e tifozëve në finalen e kupës

Boateng kërkon mbështetjen e tifozëve në finalen e kupës GazetaExpress

Mesfushori i Frankfurt, Boateg i ka bërë thirrje tifozëve që ti përkrahun ata në finalen e Kupës kundër Bayern Munichut

Shqiponjat dëshirojnë që të ndalin kampionin aktual të Budesligës duke fituar këtë kupë për herë të pestë në histori.

Mesfushori i Eintracht Frankfurt, Kevin – Prince Boateng i ka bërë thirrje tifizëve që ti mbështestin ata të shtunën në finale të Kupës se Gjermanisë.

Skuadra e Niko Kovac shpreson të rikthehet pas humbjes dëshpëruese kundër Schalkes 04 të shtunën e kaluar derisa vizitojnë Olympiastadion për t’u takuar me skuadrën e Jupp Heynckes.

Pasi kanë humbur 2-1 në finalen e vitit të kaluar kundër Borussia Dortmund, skuadra nga Commerzbank – Arena dëshiron që ta merr titullin e fundit të kupës që pas vitit të largët 1988.

Mesfushori i lindur në Berlin dëshiron që të fitojë trofeun e parë në Gjermani pasi që Frankfurti përfundoi sezonin i teti në Gjermani.

“Faleminderit tifozë të Eintrachtit për këtë vit të mrekullueshëm! Mbështetja e juaj na bën ne që të punojmë sa më shumë, tani le të shkojmë në Berlin dhe ta sjellim këtë kupë në shtëpi. Për ne dhe për qytetin tonë”, ka shkruar Boateng në Instagram.

Ganezi ka luajtur 343 minuta në ndeshje për kupë këtë sezon. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Maj 2018 19:14
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera