Kthehu lart

Blerja e re e Barcelonës nuk humb kohë, stërvit me skuadrën

Blerja e re e Barcelonës nuk humb kohë, stërvit me skuadrën GazetaExpress

Blerja më e re e Barcelonës nuk ka humbur shumë kohë dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje.

Yerry Mina, i cili mbrëmë kreu testet mjekësore me Barcelonën dhe sot paradite u prezantua, nuk ka humbur shumë kohë dhe pasdite ka marrë pjesë në seancën stërvitore të skuadrës, transmeton Express.

Mina u transferua nga Palmeiras për 11.8 milionë euro dhe nënshkroi kontratë pesëvjeçare e gjysmë me Barçën.

Në fotografi të postuara nga faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter, Mina shihet duke u kënaqur në stërvitje.

/Express/ 


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Janar 2018 22:13
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera