Kthehu lart

​Benevento thyen rekordin e zi të Unitedit

​Benevento thyen rekordin e zi të Unitedit GazetaExpress

Benevento ka pësuar edhe humbjen e 13 më radhë në Serie A, duke thyer kështu rekordin e Manchester Unitedit me 12 humbje

Skuadra italiane, Benevento ka pësuar humbjen e 13 më radhë në Serie A në 13 javët e para, duke u renditur në vendin e fundit me zero pikë.

Ky është starti më i dobët në histori të pesë ligave më të forta të Evropës që është regjistruar ndonjëherë.

Deri më tani këtë rekord e mbante Manchester United, që në sezonin 1930/1931, kishte pësuar 12 humbje në 12 javët e para, duke rënë edhe nga liga atë edicion.

Benevento mund ta rris edhe më shumë këtë rekord të zi, pasi javën e ardhshëm do të luaj në udhëtim ndaj Atalantas. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 19 Nentor 2017 17:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Ka gol në ndeshjen United – Bournemouth

      Ka gol në ndeshjen United – Bournemouth 0

    Të tjera