Kthehu lart

Bayern Munich pret oferta për Boatengun

Bayern Munich pret oferta për Boatengun GazetaExpress

Kryetari i klubit Karl – Heinz Rummenigge ka pranuar që gjermani mund të largohet nga klubi këtë verë

Jerome Boateng mund të largohet nga Bayern Munichu pasi që kryetari Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar se kampionët e Bundesligas janë të hapur për ofertat që vinë në drejtim të tij.

“Mendimet e tij për largim nga Bayerni ende ekzistojnë dhe e njëjta gjë është thënë edhe nga agjenti i tij”, tha Rummenigge për Sport Bild, trasmeton GazetaExpress.

“Ne e dimë që kjo temë është e nxehtë dhe gjërat po qartësohen. Kur një klub interesohet dhe Jerome thotë që ai dëshiron ti bashkohet atij klubi, ne e marrim në konsideratë”.

Unë nuk e shprehu faktin se ne kemi një prag financiar, por oferta për të nuk duhet të jetë e ulët. Por e di që Jerome është duke menduar largimin”.

Boateng ka vuajtur nga lëndimet në tri sezonet e fundit dhe mungojë edhe në fund të këtij sezoni për Bayernin, por ai megjithatë u ftua nga Joachim Low në Botëror. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Qershor 2018 21:14
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera