Kthehu lart

Bayern Munich e nis mbarë 2018’tën

Bayern Munich e nis mbarë 2018’tën GazetaExpress

​Fitore 3:1 dhe tri pikë të rrëmbyera – Bayern munich e ka nisur mbarë vitin 2018.

Në ndeshjen e parë në Bundesliga këtë vit, të besuarit e Jupp Heynckes triumfuan 3:1 kundër rivalit, Bayer Leverkusen, për ta nisur mbarë 2018’të, shkruan Gazeta Express.

Javier Martinez në minutën e 32’të, Franck Ribery në minutën e 59’të dhe James Rodriguez (90’), realizuan për Bayernin, kurse golin e vetëm për Leverkusenin e shënoi Kevin Volland në minutën e 71’të.

Mesfushori shqiptar, Admir Mehmedi, luajti për disa minuta në këtë ndeshje. Ai u inkuadrua në minutën e 77’të në vend të Julian Brandt.

Pas kësaj fitore, Bayerni ka grumbulluar 44 pikë, 14 më shumë se Schalke, që të shtunën përballet me RasenBallsport Leipzig. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2018 22:22
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera