Kthehu lart

Barcelona me 4 mungesa të mëdha kundër Celta Vigos

Barcelona me 4 mungesa të mëdha kundër Celta Vigos GazetaExpress

Ernesto Valverde nuk do të llogarisë në katër lojtarë titullarë për ndeshjen e Barcelonës në udhëtim kundër Cetla Vigos të martën mbrëma.

Sergio Busquets dhe Ivan Raktici, lojtarë që kanë luajtur si mesfushorë ofensivë dhe defensivë për Valverden gjatë këtij sezoni, janë të lënduar dhe nuk do të luajnë, transmeton Gazeta Express.

Ata nuk janë ftuar fare dhe pritet të jenë të gatshme për finalen e Kupës së Mbretit të shtunën.

Ndërkohë, Gerard Pique, ka luajtur me problem në gju për disa javë, është pushuar bashkë me Andres Iniestan.

Kjo është lista e plotë e Barcelonës për ndeshje kundër Celta Vigos:

Ter Stegen, Cillessen, Sergi Roberto, Semedo, Umtiti, Yerry Mina, Vermaelen, Jordi Alba, Digne, Paulinho, Andre Gomes, Denis Suarez, Coutinho, Messi, Suarez, Dembele, Aleix Vidal and Paco Alcacer.

/Gazeta Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Prill 2018 09:56
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera