Kthehu lart

Barcelona ia ofron një mbrojtës Juventusit

Barcelona ia ofron një mbrojtës Juventusit GazetaExpress

Raportohet se Lucas Digne i Barcelonës i është ofruar Juventusit, skuadër e cila është në treg në kërkim të një mbrojtësi të majtë.

Sipas Calciomercato,com, Digne me qejf do të kthehej në Itali, pasi transferimin në Barcelonë në vitin 2016 e arriti falë performancave gjatë huazimit të Roma, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, francezi është paraqitur vetëm 44 herë në dy sezone për Barçën, duke dështuar t’ia zërë vendin Jordi Albas.

Ndërkohë, sipas uebsajtit italian, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici e njeh shumë mirë Dignen nga periudhat e vëzhgimit të lojtarëve dhe se ky i fundit është i gatshëm ta braktisë Barcelonën. /Gazeta Express/  

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Prill 2018 14:03
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera