Kthehu lart

Barcelona duhet t’i derdhë 25 milionë euro për adoleshentin e Watfordit

Barcelona duhet t’i derdhë 25 milionë euro për adoleshentin e Watfordit GazetaExpress

Barcelonës i është bërë e qartë se adoleshenti i Watfordit, Juan Camilo Hernandez, do të kushtojë 25 milionë euro, raporton Mundo Deportivo.

Hernandez është i huazuar te Huesca në Segunda Division, nivelin e dytë të futbollit spanjoll, ku ka shënuar 11 gola deri tani këtë sezon, transmeton Express.

Por, kanë qenë performancat e tij që i kanë rënë në sy trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverdes.

I njohur si “Cucho”, 18-vjeçari po ashtu është përcjell nga Barça për një kohë të gjatë.

Watfordi do t’i kërkojë të paktën 25 milionë euro për t’u pajtuar ta lëshojë sulmuesin e talentuar. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Shkurt 2018 11:57
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera