Kthehu lart

​Ausilio në Barcelonë për Rafinha

​Ausilio në Barcelonë për Rafinha GazetaExpress

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilion ka udhëtuar drejtë Barcelonës për mesfushorin Rafinha

Barcelona dhe Inter janë shumë pranë marrëveshjes për transferimin e mesfushorit brazilian, Rafinha.

Problem mbetet vetëm mënyra e transferimit, pasi Barcelona kërkon huazim me obligim blerje, ndërsa Inter huazim me të drejtë blerje.

Katalonasit kërkojnë 23 milionë euro, por Inter këtë shumë dëshiron ta paguajë vetëm pasi lojtari të ketë kaluar gjashtë muaj huazim dhe të bindet se nuk ka problem me lëndime.

Rafinha këtë sezon shumicën e kohës ka qenë jashtë skuadrës së parë pikërisht për shkak të lëndimeve. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Janar 2018 10:15
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera