Kthehu lart

Arrihet marrëveshja, Lenglet është i Barcelonës?

Arrihet marrëveshja, Lenglet është i Barcelonës? GazetaExpress

​Lenglet është pajtuar që t’i bashkohet Barcelonës, ai do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me kampionin e Spanjës dhe të Copa del Rey për sezonin 2017/18.

Mbrojtësi i Sevillas, Clement Lenglet, është pajtuar t’i bashkohet Barcelonës për sezonin 2018/19, sipas “Mundo Deportivos”, transmeton Gazeta Express.

22 vjeçari do të nënshkruajë kontratë 5 vjeçare me katalunasit dhe tani ka mbetur vetëm që Barcelona të arrijë marrëveshje me Sevillën për çmimin e mbrojtësit francez.

Lenglet fillimisht hezitoi për t’u transferua në “Camp Nou” për shkak të minutazhës së vogël që mund të ketë, por tani është pajtuar që ta veshë fanellën e Barcelonës dhe të luftojë për një vend në ekipin e Ernesto Valverdes. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Maj 2018 12:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera