Kthehu lart

Alves, 15 vite kundër Realit

Alves, 15 vite kundër Realit GazetaExpress

​Dani Alves sonte pritet të luajë kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve me skuadrën e PSG

Nëse Dani Alves luan sonte ndaj Real Madridit, atëherë ky do të ishte sezoni i 15 më radhë që braziliani ka luajtur të paktën një herë kundër brazilianëve.

Njëkohësisht, PSG do të ishte skuadra e katërt e Alvesit kundër Realit, kundër të cilës skuadër ka bilanc shumë pozitiv.

Braziliani spikat për numrin e madh të ndeshjeve kundër madrilenëve (43) dhe etapa e tij e suksesshme me Barcelonën bën që të ketë më shumë fitore sesa humbje (22 me 15).

Por, duhet thënë që sfida e fundit kundër “Los Blancos” ka qenë e dhimbshme për mbrojtësin e djathtë, pasi bëhet fjalë për finalen e Cardiffit, ku Reali mundi Juventusin me rezultatin 4-1.

Historia e Dani Alves kundër Realit nis në prill të vitit 2003, me takimin Sevilla-Real Madrid, kur lojtari që sot luan me PSG pati përballë Zinedine Zidane. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Shkurt 2018 16:30
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera