Kthehu lart

Allison: Roma ende gjallë

Allison: Roma ende gjallë GazetaExpress

​Portieri i Romës, Alisson beson se Roma ende ka mundësi për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Skuadra italiane, Roma është mposhtur 2:1 nga Shakhtar në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve në udhëtim.

Portieri brazilian, Alisson thotë se ky nuk është rezultati që donin, por janë ende në garë.

“Ne shënuam golin e parë dhe e mbyllëm pjesën e parë gati në mënyrë perfektë. Por, kur ju i lejoni aq hapësirë një skuadër si Shakhtar, atëherë ata të dënojnë”, tha braziliani për Mediaset Premium.

“Faktikisht 2:1 nuk është rezultati që donim, por ne jemi ende në garë dhe tashmë mendjet tona janë të ndeshja e radhës në Serie A”. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 22 Shkurt 2018 12:05
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera