Kthehu lart

“Alexis refuzoi Cityn sepse United është me kilometra klub më i madh”

“Alexis refuzoi Cityn sepse United është me kilometra klub më i madh” GazetaExpress

​Ish ylli i Djajve të Kuq thotë se ekipi i Pep Guardiolas nuk mund të shtyhet me historinë e klubit nga Old Trafford, pasi Man City humbi betejën me Man United për Sanchezin.

Ylli i Arsenalit, Alexis Sanchez, zgjodhi Manchester United para Manchester City sepse “Djajtë e Kuq” janë “me kilometra me të mëdhenj” se liderët e Premierligës, thotë legjenda e klubit nga Old Trafford, Paul Ince.

Sanchez tashmë është fotografuar me fanellën e Man United dhe do ta bartë numrin shtatë, numër me të cilin kanë shkruar histori lojtarë si; Cantona, Beckham e Ronaldo.

“Manchester United është me kilometra klub më i madh se Manchester City. Lojtarët edhe më tej preferojnë të shkojnë te ata se sa te ekipi i Pep Guardiolas, ky tashmë është fakt. Lojtarët nuk shkojnë te Man City sepse mendojnë se është klub i madh, klub më historik se United. Sepse thjesht nuk janë”, u shpreh Ince.

“Sanchez kishte mundësin të shkojë te një ekip që mund të kishte fituar titullin në fund, por nuk e bëri, zgjodhi Unitedin për shkak të të gjithave dhe madhështisë së klubit”, theksoi mes tjerash legjenda e Djajve të Kuq. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 22 Janar 2018 09:20
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera