Kthehu lart

Albian Ajeti: Zgjodha Zvicrën sepse Shqipëria nuk më kontaktoi asnjëherë

Albian Ajeti: Zgjodha Zvicrën sepse Shqipëria nuk më kontaktoi asnjëherë GazetaExpress

Albian Ajeti “thumbon” Federatën Shqiptare të Futbollit. Në një intervistë të gjatë për “bsbazel.ch” vëllai i mbrojtësit të kombëtares kuqezi Arlind Ajeti, Albiani i cili me 17 golat e realizuar në 32 ndeshje me fanellën e Baselit u shpall golashënuesi më i mirë i Superligës zvicerane ka shpjeguar arsyet se përse ka zgjedhur Zvicrën përpara Shqipërisë.

“Shqipëria? Arlindi luan për Shqipërinë, qëllimisht lashë gjithçka të hapur. Nga Shqipëria nuk më kanë kontaktuar kurrë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kanë pyetur vëllain tim, si po eci dhe çfarë kam ndërmend të bëj për sa i përket kombëtares. Megjithatë, kjo nuk vlen për mua, nuk është ndonjë sinjal i qartë”.

Albian Ajeti pasi ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave të Zvicrës, tashmë është përshirë në listën paraprake prej 35 emrash që trajneri Vladimir Petkovic ka grumbulluar për Botërorin Rusi 2018-të. Sulmuesi i Baselit shpreson shumë të jetë pjesë e helvetëve në kompeticionin e kësaj vere qoftë edhe si alternativë.

“Jam i kënaqur që jam në listën e Zvicrës, ka qenë gjithnjë synimi im që të luaj për Kombëtaren. Do ishte bukur nëse do isha qoftë edhe alternativë për një vend në Kupën e Botës”.

Duke patur parasysh sezonin e shkëlqyer që zhvilloi me Baselin, 21-vjeçari me origjinë shqiptare shpreson të jetë pjesë e 23 lojtarëve që do të përfaqësojnë Zvicrën në Rusi edhe pse konkurenca në sulm është shumë e madhe me Ajetin që duhet të rivalizojë me emra të tillë si Eren Derdiyok, Haris Seferovic, Josip Drmic, Mario Gavranovic por edhe shqiptarin tjetër Admir Mehmedi.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 24 Maj 2018 20:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera