Kthehu lart

Aguero nuk i do dramat, merr frymë lirë pasi fiton titullin me City

Aguero nuk i do dramat, merr frymë lirë pasi fiton titullin me City GazetaExpress

Argjentinasi mbahet mend për golin në fund të takimit me QPR që ja sigurojë titullin Cityt gjashtë vite më parë

Aguero tani ka thënë se ai ndihet i liruar pasi që fituan titullin dhe se nuk do të dëshironte një dramë ashtu si e sezonit 2011-12 ku ata u kurorëzuan me titull në një gol të vonë në ndeshjen me QPR.

“Ky është titulli i tretë me City dhe është një lehtësi sepse nuk do të presim ditët e fundit për ta konfirmuar titullin”, tha Aguero për faqen zyrtare të klubit të City.

“Ky sezon ishte i jashtëzakonshëm dhe futbolli që ne luajtëm ishte më i miri prej që jam involvuar unë në këtë klub. Ishte kënaqësi të luaja me një skuadër të këtillë dhe të isha pjesë e saj në atë që kemi arritur këtë sezon”, ka thënë Aguero. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Prill 2018 21:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera