Kthehu lart

Agjenti ia ofron Donnarumman PSG-së

Agjenti ia ofron Donnarumman PSG-së GazetaExpress

Agjenti Mino Raiola ia ka ofruar klientin e vet Gianluigi Donnarumma gjigantit francez Paris Saint-Germain, raporton France Football.

Fituesi i Ligë 1 mendohet se do të jetë zëvendësues i portierit Alphonse Areola, dhe ylli 19-vjeçar i Milanit shihet si kandidati më i përkryer për ta zërë vendin e tij, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, PSG-ja ka vëzhguar edhe portierë tjerë, përfshirë Jan Oblakun e Atletico Madridit, Alissonin e Romës dhe Thiabut Courtois e Chelseat. /Gazeta Express/  

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Prill 2018 09:12
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera