Kthehu lart

Agjenti: Do të ishte nder për lojtarin tim t’i bashkohet Interit (Foto)

Agjenti: Do të ishte nder për lojtarin tim t’i bashkohet Interit (Foto) GazetaExpress

Javier Hernandez, agjenti i talentit të ri, Carlos Benavidez, ka thënë se do të ishte nder për mesfushorin që t’i bashkohet Interit.

Hernandez ka treguar se lojtari sapo e ka kompletuar procesin e marrjes së pasaportës italiane, transmeton Express.

Momentalisht, 19-vjeçari luan për Defensor Sporting, por është lidhur me një kalim te Inter, dhe më shumë mundësi transferimi i tij mund të ndodhë në janar.

“Nuk kemi folur drejtpërdrejt me klubin, por me disa ndërmjetësues italianë”, ka thënë Hernandez për "FC Inter News".

“Nuk kemi nënshkruar ndonjë kontratë me klubin deri tani. Ai është djalë i matur dhe i qetë për moshën që ka. Ndodheshim në Itali kur emri i tij u lidh me Interin dhe Fiorentinen”, ka shtuar ai. /Gazeta Express


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Shtator 2017 15:48
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Cavani: Nuk e kam shok Neymarin

      Cavani: Nuk e kam shok Neymarin 0

    Të tjera

    • Sampdoria po e turpëron kampionin

      Sampdoria po e turpëron kampionin 0

    • Sampdoria i shënon supergol Juventusit

      Sampdoria i shënon supergol Juventusit 0