Kthehu lart

Adriano: Dua të luaj sërish

Adriano: Dua të luaj sërish GazetaExpress

Adriano dëshiron t’i rikthehet futbollit.

Ish sulmuesi i Interit, Parmës, Romës dhe Fiorentinës, Adriano, ka treguar se vdekja e babait ia shkatërroj karrierën.

Ai gjithashtu ka thënë se dëshiron t’i rikthehet futbollit, pavarësisht moshës 35 vjeçare, për të parë nëse mund të luajë edhe për pak vite.

“Pas vdekjes së babait, rash thellë në depresion”, tha ai për “TV Globo”.

“Nuk mund të dilja, për tre apo katër muaj isha i thyer nga brenda. Kisha mbështetje psikologjike nga të gjithë në Inter dhe u munduan të më ndihmojnë, por ishte më e madhe dhe më e fortë për ta trajtuar”, shtoi Adriano.

“Vendosa të kthehem në Brazil te Sao Paulo. Jose Mourinho më dëshironte të rikthehem në Inter, por nuk ishte më e njëjta gjë, nuk isha i fortë si më parë”.

“Tani dua të rikthehem në stërvitje, edhe pa klub. Dua ta bëj për vete, që të dëshmoj se mund t’i tejkalojë pritshmëritë e mia. Është e vetmja mënyrë për ta kuptuar nëse mund të luaj sërish apo jo”, shtoi Adriano. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Tetor 2017 20:42
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Guardiola i quan qesharake deklaratat e Mourinhos

      ​Guardiola i quan qesharake deklaratat e Mourinhos 0

    Të tjera