Kthehu lart

10 titujt e La Ligas që u vendosën në xhiron e fundit (Video)

10 titujt e La Ligas që u vendosën në xhiron e fundit (Video) GazetaExpress E premte, 19 Maj 2017 23:15

La Liga ka qenë e zjarrtë këtë edicion, ashtu si shumë vite më parë dhe si në vitin 2014, kur kampioni u përcaktua në “Camp Nou”.

Këtë vikend, e gjithë vëmendja do të jetë në Spanjë, pasi duke filluar nga ora 20:00, Real Madrid dhe Barcelona zhvillojnë ndeshjet vendimtare për titull.

Los Blancos kanë nevojë për një pikë në La Rosaleda për t’u shpallur kampion në La Liga, por nuk do ta kenë të lehtë ndaj Malagas.

Kurse Barcelona e pret në “Camp Nou” Eibarin, sfidë e lehtë për katalanasit, të cilët vetëm shpresojnë në dështim të Realit.

Nuk është kjo hera e parë që titulli i Spanjës vendoset në xhiron e fundit.

Për herë të fundit kjo ka ndodhur në vitin 2014, kur Barcelona priti në “Camp Nou” Atletico Madridin, kjo e fundit arriti të barazojë me katalanasit për t’u shpallur kampion, transmeton Gazeta Express.

Këtu mund të shikoni videon me 10 titujt që janë vendosur në xhiron e fundit në La Liga

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 19 Maj 2017 23:15
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Zëvendësuesi i Coutinhos i përgjigjet Liverpoolit 0

    Të tjera